Derbi i fundit/ Hamiti bëri “masakër”, tetë të kuq në shtesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2025 | 20:32

Derbi i fundit/ Hamiti bëri “masakër”, tetë të kuq në shtesë

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës u ngjyros në 9 shkurt. Jo sepse fitoi Partizani, por për shkak të sherrit në minutën e 91-të të lojës, pikërisht pas golit të Sembenes.

partizani tirana

Të gjithë lojtarët dhe stafi i Partizanit shkuan të festonin te cepi verior i stadiumit, duke kaluar te pankina bardheblu. Pas festës, Gudjufi provokoi me shenja pankinën e Tiranës, ndërsa ishte Mici që u çua dhe replikoi me të. Më pas plasi sherri, përplasjet, goditjet e çdo lloji.

KARTONËT – Menjëherë pas qetësimit të situatës, Hamiti nisi ndëshkimet. Kartoni i parë i kuq ishte për Micin dhe Markun. Ndëshkoi me të kuq Kozin. Ibraimi ndërhyri dhe i kërkoi llogari për kartonët, por edhe ai mori të kuq. Gjumsin e ndëshkoi me të verdhë.

Anësori e shau dhe Hamiti i tregoi direkt të kuqin. Me të mbaruar me lojtarët e Tiranës, u kthye te Partizani. I kuq direkt për Taipin, më pas, Gudjufin dhe në fund nga stoli e merr Bytyçi, që pranon kartonin.

PANORAMASPORT.AL