Del bilanci i derbit, ja sa bileta u shitën në duelin Partizani-Tirana
Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, i fituar nga të kuqtë me rezultatin 2-0, zgjoi si zakonisht një interesim të lartë nga ana e spektatorëve dhe e opinionit sportiv në Shqipëri. Edhe pse impianti i “Air Albania”, ishte larg kohëve të arta kur për derbi nxirrej shpesh njoftimi “Sold Out”, sërish tifozët nuk munguan duke sfiduar këtë radhë edhe motin e ftohtë e shiun e rrëmbyshëm.

Sipas informacioneve të fundit, në derbin mes Partizanit dhe Tiranës të pranishëm ishim diku te mbi 9.000 spektatorë, të cilët bënë të mundur që ta ngrohnin disa atmosferën dhe t’i jepnin gjithashtu edhe futbollistëve një shtysë më shumë për të luftuar e për të fituar.
Në fund, ata që gëzuan ishin tifozët e Partizanit, teksa skuadra e tyre e zemrës fitoi me shifrat 2-0 falë golave të Sidibe e Isgandarli që në pjesën e parë të lojës. Pas përfundimit të ndeshjes, të gjithë bashkë, lojtarë, staf dhe tifozë iu gëzuan kësaj fitoreje që në derbi është gjithnjë shumë speciale.
PANORAMASPORT.AL













