Debutuesit bëjnë mirë me Bellajn, Vora gjatë një viti shkruan historinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 30, 2025 | 20:42

Debutuesit bëjnë mirë me Bellajn, Vora gjatë një viti shkruan historinë

Vora i bëri një mbyllje të shkëlqyer vitit, që po lejmë pas, ku në ditën e saj të fundit të vitit 2025, mundi thellësisht 4-1, një nga rivalët për mbijetesë siç është Bylis i Ballshit. Ky vit ka qenë periudha më e artë e vorakëve, të cilët në mesin e tij, arritën suksesin më të madh historik, duke u ngjitur në Superiore.

vora

2025-a për ta, ka qenë viti me më fat, pasi e kanë nisur me fitore kundër Kastriotit më 11 janar 2025, me rezultatin 3-2 në kategorinë e parë dhe e kanë mbyllur përsëri me fitore ndaj Bylisit 4-1 në Superiore.

Gjatë vitit 2025, Vora zhvilloi gjithsej 37 ndeshje, nga të cilat 16 në kategorinë e parë, 3 në kupë dhe 18 në superiore. Më poshtë keni të regjistruar të gjitha ndeshjet e Vorës, gjatë vitit, që po lejmë pas.

PANORAMASPORT.AL