Debutime, mungesa dhe një gol prej një ish-i! Të veçantat e ndeshjes Bylis-Egnatia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2025 | 11:32

Debutime, mungesa dhe një gol prej një ish-i! Të veçantat e ndeshjes Bylis-Egnatia

Takimin Bylis-Egnatia e ndoqën presidentët e të dyja ekipeve, Kapllanaj dhe Demrozi. Ndryshe nga dy ndeshjet e para ndaj Tiranës dhe Flamurtarit, sfida në Ballsh pati një numër të kufizuar tifozësh. Në stadiumin “Adush Muçaj” ishin të pranishëm rreth 500 tifozë, ndër ta edhe disa të ardhur nga Rrogozhina, që bënë të dukshme mbështetjen e tyre për skuadrën mike.egnatia-bylis-Në këtë sfidë nuk ishte Ndreca ai që gjeti rrugën e rrjetës, por hero i takimit u bë Flamur Ruçi, i cili shënoi golin vendimtar për Egnatian. Ish-lojtarët e Bylisit janë të shumtë, por te Egnatia spikasin titullarë si Ndreca dhe Ruçi, ndërsa Kuka mbeti në stol. Pas golit, Ruçi mori duartrokitje të shumta, përshendetje nga shokët e skuadrës dhe vlerësime nga tifozët në tribunë dhe në balloren e stadiumit. Në shenjë respekti, fantazisti beratas nuk festoi golin, duke treguar profesionalizmin e tij, pasi u bë pjesë e Egnatias këtë verë.

-Mungesa e Peraltës për shkak të dëmtimit detyroi trajnerin Josa dhe Bylisin të ndryshonin skemën dhe planet pak para fillimit të sfidës, duke afektuar strategjinë fillestare të skuadrës. Në këtë ndeshje pati debutime të spikatura te Bylisi u vunë re Rabiu dhe Koita, ndërsa te Egnatia, Kryeziu debutoi duke zëvendësuar Uotlait, i cili ishte larguar pak para sfidës drejt Teutës.

-Pas përfundimit të ndeshjes, rezervat dhe lojtarët që patën minuta të pakta zhvilluan një seancë stërvitore të lehtë në impiantin “Adush Muçaj”, për të ruajtur ritmin dhe për të përgatitur skuadrën për ndeshjet e ardhshme. Kjo tregon se edhe pas një fitoreje të rëndësishme, Egnatia mbetet e fokusuar dhe e disiplinuar në përgatitjen fizike dhe taktike.

PANORAMASPORT.AL