Dajsinani te Legia për 800 mijë euro? Drejtori sportiv i polakëve tregon të vërtetën për portierin e Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2026 | 19:07

Dajsinani te Legia për 800 mijë euro? Drejtori sportiv i polakëve tregon të vërtetën për portierin e Egnatias

Mikal Zevlakov ka folur i pyetur te Legia e Varshavës për Mario Dajsinanin. Drejtoi sportiv i polakëve ka zbuluar se lajmi për interesimin e tyre tek Egnatia është i rremë.

dajsinani

Zevkalov la të kuptohet se Oto Hindriç, që është afruar nga Kluzh për 600 mijë euro ishte zgjedhje e dytë. E para ishte portieri Karl Hein, që nuk u arrit.

Dajsinani? “Sa u përket portierëve, ai që nënshkruam ishte një nga dy emrat për të cilët u interesuam. Kishte edhe një portier tjetër në orbitë. Ishte një çështje që doli shumë e vështirë, sepse bëhet fjalë për një lojtar të Arsenalit, i huazuar te Verder Bremen ku nuk ka luajtur shumë. Ai ishte në fakt zgjedhja numër 1, por ne përfunduam me Otto”, tha Zevlakov.

Për Dajsinanin madje u tha se oferta e mbërritur kishte shifrën 800 mijë euro. Mbetet për t’u parë nëse do të shitet Dajsinani, të cilin Egnatia e bleu nga Laçi.

PANORAMASPORT.AL