Dajës i rikthehet Aliji, mungesë e rëndësishme në mbrojtje kundër Vllaznisë
Dinamo do të luajë sot një takim shumë të vështirë në transfertë kundër Vllaznisë.
Skuadra e drejtuar nga Daja, vjen në këtë takim me rikthimin e Naser Alijit, por me një mungesë të rëndësishme siç është ajo e Bekim Maliqit. Të dyja skuadrat, do të synojnë më të mirën nga kjo sfidë, teksa pritet një ndeshje e luftuar duke parë edhe momentin që të dyja skuadrat po kalojnë.
Sa i përket rreshtimit, Teqja mbetet i paprekshëm në portë, me Lorran që mund të rikthehet titullar nga e majta dhe Meksin nga e djathta. Dita do ta nisë në qendër, ndërsa Aliji është në balotazh me Teikseirën, por me shumë gjasa do ta nisë mbrojtësi i Kombëtares.
Në mesfushë, do të rreshtohen Gudiabi, Qardaku dhe Lorenco Vila, ndërkohë që Nani dhe Bregu do të ndihmojnë Guindon. Sfida mes Vllaznisë dhe Dinamos do të luhet pasditen e sotme në “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora 17:00. Aktualisht Vllaznia kryeson kampionatin me 2 pikë më shumë se Dinamo e vendit të katërt.
PANORAMASPORT.AL













