Da Silva nuk ishte i fundit, te Partizani kërkojnë të tjera përforcime për sulmin
Viktor Da Silva nuk do të jetë transferimi i fundit i Partizanit për fazën sulmuese. Të kuqtë kanë përforcuar më tepër pikërisht repartin ofensiv gjatë kësaj vere, ndërsa asgjë nuk do të ndalet me kaq.

Pas Garsias, Isgandarlit, Skukës dhe Da Silvës, të tjerë pritet t’i shtohen këtij reparti. Dëmtimi i Xhuliano Skukës bëri që Diego Kontreras të thirret nga ekipi B. Kjo tregon edhe se te Partizani mund të presin afrime të tjera. Më konkretisht, Partizani është në kërkim të një tjetër numri 9. Jo vetëm kaq, pasi nuk përjashtohet mundësia për të afruar një tjetër anësor.
Mladen Milinkoviç ka drejtimin e skuadrës nga kjo javë. Kujtojmë se fokus të madh ka edhe mesfusha. Partizani pret të shtojë cilësinë pas ndeshjeve të Europës ku aventura u mbyll në turin e parë të Ligës së Konferencës.
Kanë mbetur edhe disa ditë nga fillimi i kampionatit, ndërsa merkato vazhdon deri në fundin e gushtit. Nëse në mbrojtje Partizani është solid prej dy sezonesh, e njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për sulmin. Mungesa e një bomberi në skuadër është vënë re.
PANORAMASPORT.AL













