Çudira në Gjirokastër/ Firmosi pak ditë më parë, por futbollisti shpalli dje “divorcin” me Luftëtarin
Çudira në Gjirokastër, largohet edhe Ardit Hoxha nga Luftëtari Ardit Hoxhaj largohet nga Luftëtari. Nëse para 4 ditësh u zyrtarizua si afrim në Gjirokastër, dje ka shpallur sërish “divorcin”.

Duket disi e çuditshme, pasi vetëm pak ditë më parë e njëjta histori ngjau edhe me Eri Lamçjan. Lojtari arritur akordin me drejtuesit bluzi, më pas anuloi transferimin për të shkuar në Kosovë.
E megjithatë vlonjati duket se e ka marrë këtë vendim për çështje familjare, sikundër pohon ai vetë për “Panorama Sport” do që të qëndrojë në Vlorë.

“E mbylla me klubin. Gjeta mirëkuptimin e drejtuesve dhe dua t’i falënderoj, pasi u treguan më shumë se korrekt me mua për gjithçka. Për probleme familjare më duhet që të rri në Vlorë”, pohoi sulmuesi.
PANORAMASPORT.AL













