Cilësohej një nga mbrojtësit më të fortë të Superiores, futbollisti firmos me Al Itihad… në Libi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2025 | 21:57

Cilësohej një nga mbrojtësit më të fortë të Superiores, futbollisti firmos me Al Itihad… në Libi

Nis një aventurë e re për mbrojtësin nigerian Erhun Obanor, qendërmbrojtësin i cili për disa vite vlerësohej si një nga më të mirët në Kategorinë Superiore.

obanor

Futbollisti nigerian zbarkoi te Kukësi në vitin 2019 dhe një sezon më vonë luajti me Laçin, duke spikatur me paraqitjet e tij për të siguruar në vijim kontrata në klube në Kroaci e Greqi. Ai ishte pranë kthimit në elitën e futbollit shqiptar me Tiranën por më pas marrëveshja nuk u realizua dhe vazhdoi karrierën në Arabinë Saudite, pas një eksperiencë të shkurtër me Vorën.

Tashmë mbrojtësi 30-vjeccar ka nisur një etapë të re të karrierës, pasi është zyrtarizuar në radhët e klubit Al Itihad të Libisë. Klubi i cili ka fituar 18 tituj kampion në Libi, po kërkon përforcime për t’u kthyer përsëri në majat e futbollit në këtë vend, ku i mungon triumfi që nga viti 2022.

PANORAMASPORT.AL