Champions-i sjell 90 milionë euro, si triumfi në Venecia shpëtoi Juventusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2025 | 16:04

Champions-i sjell 90 milionë euro, si triumfi në Venecia shpëtoi Juventusin

Kualifikimi në Ligën e Kampioneve është më shumë se sa një sukses sportiv për Juventusin, është një garanci për mbijetesën dhe zhvillimin e projektit afatgjatë të klubit.juventusKlubi bardhezi, pas një sezoni të trazuar, ka arritur të sigurojë një vend në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, duke hequr një barrë të madhe nga shpatullat e drejtuesve dhe aksionerëve.

Pjesëmarrja në Champions ishte një kusht thelbësor për vazhdimin e planit të Juventusit për periudhën 2024-2027, i cili ka si objektiv arritjen e një bilanci pozitiv deri në 30 qershor 2027. Të ardhurat që rrjedhin nga UEFA, biletat dhe sponsorët për këtë kualifikim, përllogariten në rreth 80-90 milionë euro, shumë më tepër krahasuar me 60 milionët që mund të kishte siguruar pjesëmarrja në Ligën e Europës.

Këto nuk janë para të reja, por burime që klubi tashmë i kishte përfshirë në planet e veta, me përjashtim të mungesës së të ardhurave nga fazat me eliminim direkt të Champions-it. Rëndësia e këtij rezultati qëndron në faktin se këto të ardhura nuk humben, duke shmangur një goditje të rëndë për financat e klubit. Të gjitha ato pritet të shpenzohen tashmë në merkato, ku Juventusi po kërkon të mbyllë disa hapësira që janë shfaqur dukshëm gjatë sezonit që lamë pas, ku “Zonja e Vjetër” tregoi mangësitë me uljet dhe ngritjet e vazhdueshme në kampionat.

PANORAMASPORT.AL