Bylisi beson te barazimi, Mezani bën gati planin anti-Elbasani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2025 | 11:47

Bylisi beson te barazimi, Mezani bën gati planin anti-Elbasani

Bylisi do të luajë sot me Elbasanin ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.bylissNë këtë moment që flasim është e shtata me 36 pikë dhe kërkon që të mos bjerë në fund të tabelës. Në Elbasan, skuadra e Mezanit shkon për pikë dhe të mos humbasë, për të përfituar nga ndonjë gabim i ekipeve të tjera. Mezani pritet të bëjë disa ndryshime.

Do të shohim nëse këto lëvizje do të jenë frytdhënëse ashtu si në ndeshjen me Vllazninë. Pas Elbasanit, Bylisi, dy javë nga fundi, pret në Ballsh Partizanin, të cilit ka marrë 6 pikë në dy takimet e fundit. Në këtë takim, mallakastriotët do të kërkojnë maksimumin. Kampionatin, skuadra e Bylisit e mbyll më 27 prill në Korçë në një përballje direkte me fundin e tabelës. Një ndeshje, e cila mund të jetë vendimtare për ta.ytyjuPANORAMASPORT.AL