Befasoi Partizanin në fund, Ernest Gjoka: Ndryshoi loja e Skënderbeut me ndryshimet që bëra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2025 | 19:13

Befasoi Partizanin në fund, Ernest Gjoka: Ndryshoi loja e Skënderbeut me ndryshimet që bëra

Skënderbeu barazoi 1-1 në transfertën e Partizanit. Goli që i dha 1 pikë korçarëve u shënua në minutën e 93-të.

bandicam 2025-01-11 19-09-10-028

Pas ndeshjes foli trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka.

“Kisha besim shumë që skuadra do të reagonte ndryshe sot.

Pjesa e dytë, sidomos me ndryshimet që bëra, me dy lojtarët e rinjt që kemi marrë, ndryshoi loja. Ajo që kërkoj, të mbajmë topin në kontroll. Kam besim që skuadra do rritet. Ndoshta ky vit ndryshon anën mentale të Skënderbeut.

Shaqe është lojtar klasike, mbrojtës i majtë me të dhëna të mira. Problemi ka qenë minutazhi. Kur kam ndërhyrë ndoshta nuk ka qenë gati. Kam besim, duhet ta suportojmë që të fitojmë në mbrojtës të majtë.

Dëshira e çdo trajneri është të ketë sa më shumë lojtarë të mirë dhe me cilësi. Por hap pas hapi dhe ta shohim çfarë do sjellë në klub presidenti”, u shpreh Gjoka për RTSH.

PANORAMASPORT.AL