Bashkë fituan titullin pas 26 vitesh, Asani reagon pas rikthimit të Skënder Gegës te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2025 | 14:30

Bashkë fituan titullin pas 26 vitesh, Asani reagon pas rikthimit të Skënder Gegës te Partizani

Jasir Asani ishte pikë kyçe e Partizanit, në formacionin e Skënder Gegës për Partizanin e sezonit 2018/19. Bashkë ishin pjesë e klubit, që ktheu titullin kampion te “demat” pas 26 viteve.

Screenshot 2025-03-29 142859

Për këtë, emërimi i Gegës si trajner i ri i të kuqve nuk mund të kalonte pa një reagim të Asanit.

“Paç fat! Mbreti është kthyer”, shkruan Asani në rrjetet sociale duke e shoqëruar me foto nga prezantimi.

Aktualisht të kuqtë mbajnë vendin e katërt duke mbyllur zonën e Final Four. Elbasani i rrezikon me 4 pikë më pak, teksa janë edhe 5 ndeshje për t’u luajtur.

Screenshot 2025-03-29 142701

PANORAMASPORT.AL