Barazimi i Egnatias në Ljubjanë, ja si u vlerësuan lojtarët dhe trajneri
Barazimi pa gola ndaj Olimpija Ljubljanës në transfertë ka lënë ndjenja pozitive tek Egnatia. Nga njëra anë, ekipi ruajti portën të paprekur ndaj një kundërshtari me përvojë evropiane.

Nga ana tjetër, mungesa e efikasitetit në fazën sulmuese dhe gabimet individuale lanë shije të hidhur. Më poshtë janë notat dhe analiza për secilin protagonist të takimit:
DAJSINANI – 6,5: Një nga më të mirët në fushë për Egnatian. Ruajti qetësinë dhe reagoi saktë në situata të vështira, duke qenë garant i sigurisë në portë.
FANGAJ – 5: Një mbrëmje e vështirë për mbrojtësin, i cili u vu shpesh në presion nga krahët e Olimpijas dhe nuk arriti të shfaqet në lojën ofensive. Rëndon edhe kartoni i kuq.
SOTA – 5,5: Shfaqi vendosmëri në dyluftime, por pati momente hutimi në mbulim dhe shkaktoi një 11- metërsh.
XHEMAJLI – 6: I sigurt në mbrojtje dhe pa gabime të mëdha. Nuk rrezikoi shumë përpara, por ruajti ekuilibrin e prapavijës.
ALIJEV – 5,5: Luhatje në lojë, me disa ndërhyrje të mira, por edhe me momente ku u vonua në mbulime.
LUSHKJA – 6: Një ndeshje solide në mesfushë, me shpërndarje të sakta topash dhe ndihmë në mbrojtje. Goli i mungoi.
ALEKSI – 5,5: Nuk e gjeti hapësirën e duhur për të ndikuar në lojë. Përpjekje, por pa shumë efekt.
MEDEIROS – 5,5: Shfaqi disa momente cilësie, por ndikimi i tij ishte i kufizuar nga presioni i kundërshtarit.
SELMANI – 6: Aktiv dhe i angazhuar në fazën sulmuese, por pa arritur të finalizojë aksionet.
BAKAJOKO – 6: I fortë fizikisht dhe këmbëngulës, por pa gjetur hapësira reale për të shënuar.
GRUDA – 5,5: Pati momente të mira individuale, por shpesh u shkëput nga ritmi i lojës.
EDLIR TETOVA – 5: Skuadra u paraqit më e organizuar se në ndeshjen e parë, por mungesa e reagimit taktik për të shfrytëzuar dobësitë e kundërshtarit dhe numri i lartë i kartonëve të verdhë tregojnë se ka ende shumë punë për të bërë para ndeshjes së kthimit.
PANORAMASPORT.AL













