AXHENDA/ Sot na pret Europa, klubet shqiptare në fushë për të arritur turin e tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2025 | 8:28

AXHENDA/ Sot na pret Europa, klubet shqiptare në fushë për të arritur turin e tretë

Liga e Konferencës do të luajë sot ndeshjet e kthimit. Dhe nuk janë pak, por gjashtë klube shqiptare që presin të mësojnë fatin e tyre.

Screenshot 2025-07-31 082704

Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo kanë fituar ndeshjet e para. Kështu në takimet e kthimit duhet të bëjnë detyrën respektivisht përballë Dinamo Minsk, Vikingurit dhe Atletik Eskaldes.

Prishtina po ashtu ka një mundësi të artë për t’u kualifikuar në shtëpi, pasi barazoi 0 me 0 kundër Larnes në transfertë. Ballkani ka avantazhin e dy golave, që duhet ta menaxhojë në Maltë kundër Florianës.

Vetëm Deçiq i Tuzit ka mision të vështirë. Kjo pasi përballet me Rapidin e Vjenës dhe ndeshja e parë u humb 2 me 0.

TURI I DYTË, LIGA E KONFERENCËS / SOT NDESHJET E KTHIMIT

PRISHTINA-LARNE ora 20:00 (0-0)

RAPID VJENË-DEÇIQ ora 20:30 (2-0)

DINAMO-ATLETIK ESKALDES ora 20:45 (2-1)

VIKINGUR-VLLAZNIA ora 20:45 (1-2)

FLORIANA-BALLKANI ora 20:45 (2-4)

EGNATIA-DINAMO MINSK ora 21:00 (2-0)

PANORAMASPORT.AL