AXHENDA E KATEGORISË SË PARË/ Avantazh i Skënderbeut, përballje brenda “play off”. Mësoni kalendarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2026 | 22:33

AXHENDA E KATEGORISË SË PARË/ Avantazh i Skënderbeut, përballje brenda “play off”. Mësoni kalendarin

Java 22 në Kategorinë e Parë do të luhet më 14 dhe 15 shkurt. Kështu e shtuna dhe diela e ardhshme janë rezervuar për gjashtë sfida. 

kategoria e pare

Skënderbeu si ekip pritës dhe që gëzon ndriçim në stadium, ka avantazhin që të luajë me drita ndaj Apolonisë. Pjesa tjetër e ndeshjeve do të nisin në orën 13:30.

Kështu të shtunën do të luhen tre ndeshje prej orës 13:30. Laçi—Besa, Luftëtari—Kastrioti dhe Kukësi—Korabi janë sfidat e rezervuara. Më pas në të njëjtën ditë, por në orën 16:30, do të jetë Skënderbeu duke u përballur me Apoloninë.

Për të dielën janë rezervuar vetëm dy ndeshje. Pogradeci mat forcat me Burrelin, ndryshe kjo një ndeshje që vendos përballë dy skuadra që ndodhen në zonën “play off”. Në anën tjetër Iliria sfidon Lushnjën.

14 shkurt, ora 13:30:

Laçi – Besa

Luftëtari – Kastrioti

Kukësi – Korabi

14 shkurt, ora 16:30:

Skënderbeu – Apolonia

15 shkurt, ora 13:30:

Pogradeci – Burreli

Iliria – Lushnja

PANORAMASPORT.AL