Avantazhi i madh në Europë, Egnatia dhe Dinamo me sytë në Poloni për sfidën e rëndësishme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2026 | 9:11

Avantazhi i madh në Europë, Egnatia dhe Dinamo me sytë në Poloni për sfidën e rëndësishme

Fituesi i Kupës së Shqipërisë mund të luajë direkt në turin e dytë të Ligës së Konferencës. “Panorama Sport” tregoi skenarin, që Egnatia ose Dinamo do të përfitonin. Bëhet fjalë për lidhjen e drejtpërdrejt me Shakhtar Donetsk.

dinamo-egnatia

Shakhtar Donetsk duhet të fitojë kampionatin dhe Ligën e Konferencës, që automatikisht të sigurohet turi i dytë i Ligës së Konferencës për një skuadër shqiptar. Titulli kampion shfaqet si çështje e mbyllur për Shakhtarin, që regjistron 8 pikë më tepër.

Sa i përket Ligës së Konferencës, duhet kaluar fillimisht një kundërshtar i vështirë. Sot është rezervuar gjysmëfinalja e parë, përballë Kristal Palas në Poloni.

Në rast se fituesi i Kupës fiton edhe titullin kampion, atëherë ky avantazh i kalon vendit të dytë në renditjen e Abissnet Superiore pas Final Four. Rrugëtimi nga turi i dytë i Ligës së Konferencës është avantazh, që ndoshta mund të përfitohet edhe me skenare të tjera që duhen parë në vazhdim.

PANORAMASPORT.AL