Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e FSHF-së mblidhet të mërkurën, çfarë do të diskutohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2025 | 9:56

Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e FSHF-së mblidhet të mërkurën, çfarë do të diskutohet

Të mërkurën, më 25 qershor, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” do të zhvillohen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të Federatës Shqiptare të Futbollit.Asambleja-e-FSHF-se-scaledNë këtë mbledhje do të marrin pjesë të gjithë delegatët dhe anëtarët e FSHF-së, të cilët janë njohur paraprakisht me materialet dhe çështjet që do të shqyrtohen.

Gjatë punimeve të Asamblesë do të diskutohen raporti i veprimtarisë së FSHF-së, raporti i auditorëve të pavarur dhe të jashtëm, miratimi i pasqyrave financiare të audituara dhe i buxheteve për vitet financiare 2025 & 2026, etj.

Asambleja e Përgjithshme është organi më i lartë legjislativ i FSHF-së dhe sipas statutit, thirret një herë në vit për zhvillimin e punimeve të saj.

Punimet e Asamblesë do të nisin në orën 10:00 dhe do të transmetohen live në kanalin zyrtar të FSHF-së në YouTube.

PANORAMASPORT.AL