“As nuk e di sa pikë diferencë kemi me rivalët”, Kivu: Barazimi ndaj Napolit i drejtë, ndonjëherë e teprojmë me…
Interi nuk fiton ndaj Juventusit, Milanit dhe Napolit që nga derbi i yllit të dytë, plot 14 ndeshje, dhe pas barazimit në “San Siro” kundër Napolit, pyetja e parë për Kristian Kivu ishte pikërisht për vështirësitë e zikaltërve në ndeshjet direkte.

“Çiro (Ferrara) e shpjegoi mirë. Ai kishte thënë se ka rëndësi t’i fitosh të gjitha të tjerat. Unë flas për ndeshjen dhe për dy skuadra të forta. Ka keqardhje, por nuk është kurrë e lehtë kundër një ekipi të fortë që të vë në vështirësi. Na mungoi qartësia për ta çuar ndeshjen deri në fund, por ka edhe kundërshtarë shumë të fortë”, tha trajneri.
“Marr me vete qëndrimin dhe dëshirën për të sulmuar gjithmonë, ndonjëherë edhe të tepruar – vazhdoi Kivu për DAZN.
“Ata ishin shumë të zotë për të gjetur gjithmonë Hojlundin. Ne u përpoqëm në çdo mënyrë të qëndronim në lojë dhe të krijonim situata. E njihnim forcën e Napolit, dalëngadalë dolëm më mirë në lojë. Është për të ardhur keq, mbetemi me keqardhje, por u panë dy skuadra të forta që e rritën nivelin e Serisë A. Do të jetë betejë pikë për pikë deri në fund, janë 4–5 skuadra në garë, as nuk e di sa pikë diferencë kemi”.
Barazim i drejtë – “Ishim të shtrirë në distanca, ata qarkullonin shumë mirë topin me Mek Tominej dhe Lobotka. Në këtë aspekt gabuam, por më pëlqen qëndrimi i lojtarëve. Ata ushtruan presion gjatë gjithë kohës, ndonjëherë edhe duke e tepruar. Rregulluam disa gjëra gjatë ndeshjes dhe në fund përfundoi barazim. Mendoj se ishte rezultat i drejtë për atë që u pa në fushë”, u shpreh Kivu.
PANORAMASPORT.AL













