Arbitri i Egnatia-Partizani vendoset me short, ka dy kandidatë në radhë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2025 | 12:17

Arbitri i Egnatia-Partizani vendoset me short, ka dy kandidatë në radhë

Arbitri është një nga elementët më të rëndësishëm të gjysmëfinales së sotme, teksa në FSHF, si gjithnjë, janë përpjekur të mbajnë të fshehtë çdo vendim në lidhje me ata që do të vënë drejtësi në “Arenën Kombëtare”, në orën 20:00.partizani-egnatiaNga ajo që bëhet me dije, ashtu si në sfidën e sotme, edhe për Egnatia-Partizani do të hidhet një short. Nga çfarë ka arritur të mësojë gazeta, në këtë short pritet të zgjidhet një mes Juxhin Xhajës nga kolegjiumi i Tiranës dhe Florjan Latës, nga kolegjiumi i Durrësit.

Të dy janë gjyqtarë me stemën e FIFA-s dhe vlerësohen ndër më të mirët në vendin tonë. Për këtë sfidë u përfol edhe Enea Jorgji, por pjesëmarrja në derbin e Athinës mes AEK-ut dhe Panathinaikos-it, thuajse i zeron shanset që të gjykojë edhe sfidën e sotme.

Pak orë para ndeshjes, pritet që gjithçka të qartësohet rreth këtij detaji të rëndësishëm.

PANORAMASPORT.AL