Apolonia në “finalen e mbijetesës”, pa dy titullarë në transfertën e Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2026 | 19:53

Apolonia në “finalen e mbijetesës”, pa dy titullarë në transfertën e Kukësit

Apolonia ka shfrytëzuar ndërprerjen e kampionatit për t’u përgatitur sa më mirë për sfidën e 4 prillit, ku fierakët do të udhëtojnë drejt Kukësit në një ndeshje vendimtare për mbijetesën. Skuadra fierake duket se ka harruar shijen e fitores, pasi prej katër muajsh nuk arrin të marrë një trepikësh.

APOLONI LUSHNJA

Përballja me Kukësin konsiderohet një “finale mbijetese”, pasi të dy ekipet ndodhen aktualisht në zonën “play-out”, ndërsa rreziku për rënie direkte është gjithnjë e më pranë. Vështirësia e kësaj sfide shtohet edhe më shumë nga fakti se Apolonia luan në transfertë, përballë një kundërshtari në formë më të mirë. Kukësi, në pesë javët e fundit, ka regjistruar tre barazime dhe dy fitore, duke treguar stabilitet në rezultate. Problemet me mungesat kanë shoqëruar fierakët gjatë gjithë sezonit dhe kjo situatë nuk ka ndryshuar as për këtë përballje.

Trajneri Marko Jovanoviç nuk do të ketë në dispozicion dy titullarë të rëndësishëm, Francis Ndubuisi dhe Mikael Rakipaj, të cilët janë pezulluar për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë. Mungesa e mbrojtësit nigerian dhe mesfushorit pritet të ndikojë në formacionin e Apolonisë, që gjithsesi do të kërkojë me çdo kusht kthesën në një moment kritik të sezonit.

PANORAMASPORT.AL