Angazhimi në Europë mbaroi shpejt, Partizani zyrtarizon axhendën e ndeshjes së parë pas eliminimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2025 | 12:57

Angazhimi në Europë mbaroi shpejt, Partizani zyrtarizon axhendën e ndeshjes së parë pas eliminimit

Partizani do të kthehet në fushë kundër Kukësit, më 2 gusht ora 18:00. Klubi i kuq ka zyrtarizuar axhendën e miqësores në “Arena e Demave”.

partizani

Partizani rikthehet kështu për një ndeshja para tifozëve pas zhgënjimit në Europë. Përballë janë verilindorët, që vijojnë rrugëtimin në Kategorinë e Parë për edicionin e dytë radhazi.

Të kuqtë janë aktualisht pa trajner. Skuadra po vijon nën drejtimin e trajnerit të moshave, Fatjon Muhameti.

PANORAMASPORT.AL