Afrimi i dytë, Bylisi firmos me mesfushorin e formuar te Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2025 | 12:48

Afrimi i dytë, Bylisi firmos me mesfushorin e formuar te Tirana

Mesfushori Alban Çejku është zyrtarisht afrimi i dytë i Bylisit. Kështu konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”.MixCollage-17-Jan-2025-12-47-PM-111023-vjeçari i formuar te akademia e Tiranës ka udhëtuar sot drejt Ballshit ku ka mbyllur marrëveshjen. Çejku ka luajtur në pjesën e parë të këtij sezoni në Kosovë te Dinamo e Ferizajt, ndërsa në Superiore ka qenë për dy sezone pjesë e Teutës.

Më herët Bylisi ka firmosur edhe me qendërmbrojtësin maqedonas, Darko Ilieski.

PANORAMASPORT.AL