Postuar: Shkurt 18, 2025 | 22:30
Absurdi me bastet, po shkelet pastër ligji
Një heshtje totale për legalizimin e basteve, edhe pse që prej muajit mars 2024, në Fletoren Zyrtare kanë kaluar të gjitha ndryshimet në ligjin nr.155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë” dhe afati 6-mujor i caktuar për nxjerrjen e akteve nënligjore ka përfunduar.

Një shkelje e pastër e Kushtetutës nga Këshilli i Ministrave në lidhje me zvarritjen që po i bëhet legalizimit të kësaj industrie dhe mos kalimin e akteve nënligjore sipas afatit të parashikuar në ligj. Baste po luhen në të zezë dhe këtë e di shumë mirë çdokush.
Që po arrestohen qytetarë për shkak se vendosin baste, ndërkohë që kanë lexuar se ato janë bërë të ligjshme, edhe kjo është një absurditet më vete.
PANORAMASPORT.AL













