28 orë not nuk mjaftuan për të mbërritur në Vlorë, Eva Buzo ndërpret sfidën dhe dërgohet në spital me hipotermi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2023 | 14:49

28 orë not nuk mjaftuan për të mbërritur në Vlorë, Eva Buzo ndërpret sfidën dhe dërgohet në spital me hipotermi

Avokatja dhe atletja Eva Buzo ka ndërprerë sfidën e notit që kishte nisur, pas 28 orësh not nga Otranto drejt Vlorës.

Sipas burimeve për Panorama TV, ajo është dërguar në spital me hipotermi, teksa kishte shfaqur probleme shëndetësore sapo i ishte afruar gadishullit të Karaburunit.

Mësohet se një kandil i kishte djegur një pjesë të trupit teksa notonte. Mjekët i kërkuan që ajo të ndalonte, por ajo refuzoi të ndërpriste garën në atë moment.

Avokatja shqiptare jeton në Australi dhe gjatë pandemisë, ndërmori një tjetër sfidë në det.

PANORAMASPORT.AL