ZYRTARE/ Tjetër përforcim për mesfushën e Tiranës, vjen futbollisti që u shpall kampion me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2022 | 18:30

ZYRTARE/ Tjetër përforcim për mesfushën e Tiranës, vjen futbollisti që u shpall kampion me Partizanin

Tirana ka zyrtarizuar sot afrimin e saj të radhës, duke përforcuar ekipin që do të ketë në dispozicion Orges Shehi për pjesëmarrjen në Europë si dhe në sezonin në vazhdim. Ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport”, skuadrës së Tiranës i është bashkuar sot mesfushori Ardit Hila.

hila

Ky i fundit, pasi u shpall kampion me Partizanin tre vite më parë, u dha lamtumirën të kuqve për të provuar një eksperiencë në Kosovë e për t’u kthyer më pas përsëri në Shqipëri ku iu bashkua Kukësit. Me mbylljen e edicionit, ai u largua nga verilindorët dhe ka gjetur tashmë akordin për të vazhduar karrierën e tij në radhët e Tiranës.

“Ardit Hila është emri më i ri që i bashkohet Klubit të Futbollit Tirana. Mesfushori dhe klubi kanë arritur dakordësinë e bashkëpunimit. Hila është prezantuar sot me ekipin dhe stafin teknik dhe do të fillojë menjëherë punën me skuadrën. Mirëseerdhe Ardit!”, shkruhet në njoftimin e klubit bardheblu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"