ZYRTARE/ Teuta “blindon” sulmin, firmos me ish-lojtarin e Lilës (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2021 | 12:39

ZYRTARE/ Teuta “blindon” sulmin, firmos me ish-lojtarin e Lilës (VIDEO)

Teuta ka prezantuar afrimin e radhës, teksa ka zyrtarizuar kongolezin Kevin Kubemba. Klubi durrsak me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook” i ka uruar mirëseardhjen sulmuesit nga Kongo i cili duket se ka një CV të pasur ku ka luajtur me shumë emra të njohur në kontinentin e vjetër, si kampionia aktuale e Francës, Lilë, CSKA e Sofies, Brest, St.Truiden, Amiens dhe së fundmi ishte pjesë edhe e skuadrës së Sabah në Azerbaixhan. Kubemba ka bërë debutimin e tij në vitin 2014 me kombëtaren e Kongos, ku ka zhvilluar 5 ndeshje.

KUBEMBA

NJOFTIMI I KLUBIT TË TEUTËS –

“Zyrtare! Kevin Koubemba është futbollist i Teutes!

✍? KF Teuta njofton se sulmesi Kevin Koubemba është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 28-vjecar ka firmosur diten e sotme duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër. Koubemba vjen te Teuta pas një eksperience të madhe me klube me emër në Europë, teksa së fundmi ishte pjesë e Sabah në kampionatin Azerbaijan ku ne 22 ndeshje ka shenuar 5 gola. Sulmesi kongolez e ka nisur karrierën me klubin e Amiens në France ?? duke dubutuar edhe në Ligue 1, por ka luajtur edhe me ekipe si Lille, Brest, Sint-Truiden, CSKA Sofia, Sabail, gjithashtu

Koubemba ka bër debutimin e tij ndërkombëtar për ?? Kongon në 2014, ku ka zhvilluar 5 ndeshje. Klubi i Teutes i uron shumë suksese sulmesit Kevin Koubemba, me fanellen e ekipit tone. #forcateuta??”


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"