ZYRTARE/ Nga Tirana në Superligën e Kosovës, mbrojtësi nënshkruan për tri vite me klubin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2023 | 17:02

ZYRTARE/ Nga Tirana në Superligën e Kosovës, mbrojtësi nënshkruan për tri vite me klubin e ri

Arbër Bytyqi nuk është më pjesë e Tiranës, Mbrojtësi i majtë ka vendosur t’i japë lamtumirën bardhebluve pas një viti ku nuk ia doli të siguronte hapësirat që kërkonte.

bytyqi

Futbollisti 19-vjeçar i lindur në Kosovë, pas eksperiencës me Laçin dhe me Tiranën në Superiore, ka vendosur të kthehet në vendlindje. Ai ka firmosur sot një kontratë trevjeçare me klubin e Llapit në Superligën e Kosovës, duke u bërë pjesë e tij në projektin që ka synim kthimin në zonat e rëndësishme të renditjes së kësaj skuadre.

NJOFTIMI I LLAPIT

???ë?????? ???ë? ??????

Ish-reprezentuesi i Shqipërisë U-19 nënshkruan për tri-vite me Llapin

KF Llapi njofton për marrëveshjen tri-vjeçare me mbrojtësin e majtë, Arbër Bytyqi, i cili në ekipin tonë vjen nga kampioni aktual i Shqipërisë, KF Tirana.

Bytyqi, i lindur më 16.10.2003 në Prizren është produkt i Lirisë nga Prizreni.

Si 16-vjeçar ai u bashkua me Laçin, me të cilët u paraqit në 22 ndeshje.

Më pas iu bashkua kampionit aktual të Shqipërisë, Tiranës tek të cilët luajti për një edicion.

Pas mbylljes së marrëveshjes me Tiranën, drejtuesit e klubit tonë arritën ta bindin Bytyqin që të nënshkruaj për tri-vite dhe nga sot ai është bashkuar me ekipin në përgatitje dhe do jetë forcë shtesë për fazën defanzive të ekipit.

Falenderojmë drejtuesit e klubit të Tiranës për bashkëpunimin dhe realizimin e transferit të Arbër Bytyqit tek KF Llapi.

Bytyqi ka qenë reprezentues i Shqipërisë U-19 dhe ka zhvilluar 10 ndeshje me fanelën kuqezi, teksa më parë ka luajtur edhe për Shqipërinë U-17 dhe U-16.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"