Postuar: Korrik 15, 2022 | 17:01
ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Tirana firmos me ish-mbrojtësin e Kastriotit (VIDEO)
Tirana ka kryer një tjetër goditje në merkato, duke firmosur me mbrojtësin nga Nigeria, Lukman Husein.

“Panorama Sport” raportoi disa orë më parë për këtë transferim dhe ishte klubi i Tiranës që e ka konfirmuar me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Husein do të jetë pjesë e Tiranës për dy sezonet e ardhshme, me mbrojtësin që do t’i bashkohet me njëherë skuadrës në seancën stërvitore.
LEXO EDHE: EKSKLUZIVE/ Tirana kërkon të blindojë mbrojtjen, pranë firmës me lojtarin që u largua nga Kastrioti
PANORAMASPORT.AL













