ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, ish-futbollisti i Partizanit firmos me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2022 | 17:22

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, ish-futbollisti i Partizanit firmos me Tiranën

Tirana vazhdon të bëjë lëvizje në merkato dhe ashtu siç ishte paralajmëruar nga “Panorama Sport”, ka gjetur akordin me një lojtar i cili në edicionin e kaluar ka veshur fanellën e Partizanit. Me bardheblutë në këtë sezon do të aktivohet mesfushori Sherif Kallaku, i cili vjen përsëri në formë huazimi nga radhët e Lokomotivës së Zagrebit.

kallaku

Mesfushori ishte pjesë e të kuqve në sezonin e kaluar, po në formë huazimi nga kroatët, teksa nisi menjëherë kërkimin për një ekip të ri pasi skuadra kryeqytetase nuk insistoi shumë për rinovimin e marrëveshjes. Duke parë nevojat e Tiranës për përforcime në mesfushë, afrimi i lojtarit me tipare ofensive, sidomos pas largimit të Totres, dukej lëvizja e duhur për kampionët.

Klubi ka zyrtarizuar sot firmën e tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke e bërë fakt të kryer kështu vazhdimin e karrierës së Kallakut në Superiore, ku më parë ka luajtur edhe me Laccin e Teutën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"