ZYRTARE/ Kallaku i jep lamtumirën Tiranës dhe ndërron skuadër në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2023 | 22:03

ZYRTARE/ Kallaku i jep lamtumirën Tiranës dhe ndërron skuadër në Superiore

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Sherif Kallaku i ka dhënë lamtumirën skuadrës së Tiranës, Mesfushori i talentuar ka vendosur që të vazhdojë sezonin në një klub që e njeh shumë mirë, Teutën.

kallaku

Edhe pse lojtari ishte titullar te Tirana, ai ka vendosur që të largohet nga kryeqytetasit dhe vendimi i tij është zyratarizuar sot nga Teuta me një postim në rrjetet sociale.

“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori Sherif Kallaku, është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teutën pasi ishte pjesë e Tiranës në gjysmën e parë të sezonit. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Kallaku, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durrës ku po zhvillohen përgatitjet për ndeshjen ndaj Kastriotit”, shkruhej në njoftimin e Teutës për arritjen e marrëveshjes me futbollistin i cili vesh për herë të tretë fanellën e durrsakëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"