ZYRTARE! Flamurtari bën një tjetër afrim, rikthen në skuadër djalin e shtëpisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2023 | 14:09

ZYRTARE! Flamurtari bën një tjetër afrim, rikthen në skuadër djalin e shtëpisë

Pasi zyrtarizuan afrimin e sulmuesit Alekandër di Estefano, Flamurtari ka zyrtarizuar një tjetër afrim. Bëhet fjalë për mesfushorin 26-vjeçar Fjoralb Deliaj, i cili është një emër i njohur në kampionatin shqiptar.

deliaj

Mesfushori është prezantuar sot nga klubi vlonjat, duke u rikthyer në skuadër pas 8 vitesh. Në sezonin 2014-15, ai ishte pjesë e Flamurtarit në Superiore ndërkohë që më pas largohej duke firmosur me Tiranën para se të rikthehej sërish te Flamurtari.

Deliaj ka luajtur në Shqipëri edhe me Kastriotin, Labërinë e Orikun së fundmi ndërkohë që në të shkuarën ka qenë pjesë e Strugës në Maqedoni.

PANORAMASPORT.AL