Zyrtare / FIFA dhe UEFA marrin vendimin për tifozët në ndeshjet e kombëtareve në shtator

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2021 | 17:48

Zyrtare / FIFA dhe UEFA marrin vendimin për tifozët në ndeshjet e kombëtareve në shtator

FIFA dhe UEFA duket se i druhen spostimeve të grupeve të tifozëve si shpërndarës të mundshëm të COVID-19. Për më tepër, me kufizimet që kanë vendosur vende të ndryshme sa u përket lëvizjeve në territorin e tyre, për tifozët do të jetë e vështirë që të ndjekin rregullisht skuadrat e tyre të zemrës.

AIR ALBANIA

Ndaj bashkërisht, të dy organizatat kanë vendosur që në ndeshjet e kualifikuesve të Botërorit që zhvillohen në muajin shtator, të ndalohen tifozët udhëtues. Udhëzimi u ka shkuar të gjitha federatave që marrin pjesë në ndeshjet kualifikuese të muajit shtator, duke i bërë të qartë se ndalohet transferta e mbështetësve për sfidat.

Ndërkohë, duke monitoruar situatën me COVID-19 dhe në bashkëpunim me qeveritë e ndryshme, do të vendoset nëse do të lejohet prania e tifozëve udhëtues në shkallaret e stadiumeve në ndeshjet e tetorit dhe nëntorit. Sa u përket tifozëve vendas, organizatat në fjalë kanë bërë të qartë se respektojnë vendimet individuale të qeverive përkatëse sa u përket përqindjeve të lejuara në stadiume për ndeshjet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"