ZYRTARE/ E konfirmon edhe klubi, Skënder Gega trajneri i ri i Kukësit. Ja kur do të prezantohet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2020 | 0:10

ZYRTARE/ E konfirmon edhe klubi, Skënder Gega trajneri i ri i Kukësit. Ja kur do të prezantohet…

Tashmë është zyrtare, Skënder Gega do të jetë trajneri i ri i Kukësit. Ka qenë vetë klubi verilindor, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka bërë me dije se palët kanë arritur akordin ditën e sotme. Prezantimi i Gegës do të bëhet ditën e hënë në orën 11:00, në ambientet e stadiumit “Air Albania”.

Gega Kukesi

NJOFTIMI I KLUBIT: 

ZYRTARE! Klubi i Kukësit njofton se trajneri i ri i skuadrës, do të jetë Skënder Gega, pasi palët kanë arritur ditën e sotme akordin. Prezantimi i trajnerit të ri, do të bëhet ditën e hënë në sallën e konferencave në stadiumin “Air Albania”, në orën 11:00. Klubi i uron mirëseardhjen trajnerit Gega dhe suksese me ekipin tonë!

Gega

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"