Zgjohet Apolonia, goditje në fund të merkatos me tre afrikanë për të përforcuar të gjitha repartet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2024 | 17:32

Zgjohet Apolonia, goditje në fund të merkatos me tre afrikanë për të përforcuar të gjitha repartet

Klubi i Apolonisë ka qenë në heshtje të plotë gjatë merkatos së janarit, duke mos bërë lëvizje për të përforcuar radhët e veta. Por rezultatet e fundit të fierakëve, duket se kanë vënë në vëizje klubin që sheh t’i rrezikohet edhe prania në play-off për ngjitjen në Superiore.

Kevin-Ovino

Kevin Ovino

Mediat afrikane raportojnë se klubi fierak ka gjetur akordin me tre futbollistë kenianë, duke firmosur me ta në ditët e fundit të merkatos.

Mbrojtësi Kevin Ovino raportohet se ka nënshkruar për dy vite me klubin fierak. Mesfushori Kevin Uangania dhe sulmuesi 22-vjeçar Ljuis Shivaçi, kanë nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin fierak, të cilit do t’i bashkohen në ditët në vijim.

Kevin Uangania

Kevin Uangania

Ljuis Shivaçi

Ljuis Shivaçi

Tani pritet të mësohet se kur trajneri Mërgjyshi do të ketë të gatshëm këta lojtarë pas përfundimit të procedurave burokratike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"