“Zero” afrime, klubi i Kategorisë së Parë që synon ngjitjen po tregohet i kursyer në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2024 | 23:56

“Zero” afrime, klubi i Kategorisë së Parë që synon ngjitjen po tregohet i kursyer në merkato

Apolonia është në kulmin e përgatitjeve. Ngarkesat fizike kanë rënë dhe tashmë janë përqendruar totalisht te taktika dhe kolaudimi i grupit. Artan Mërgjyshi nuk do të ketë asnjë mungesë për javën e 17-të, pasi zyrtarisht dëmtime nuk ka.

Mergjyshi

Dilema për vendosjen në fushë nuk është se ka, sidomos kur dihet që organika është e cunguar dhe nuk është bërë asnjë afrim zyrtarisht në merkaton e janarit.

Nëse ekipet e tjera kanë bërë ndonjë lëvizje, në Fier kanë mbetur në kuotën “0”. Nuk ka asnjë hyrje, por edhe dalje. Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë surprize në limite, por trajneri i ri duhet të pres edhe pak. Ai e pranoi që duhen prurje, por tashmë “topi” ka kaluar në anën e drejtuesve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"