Zbulohen detajet e transferimit të Mujës te Samsunspor, ja sa përfiton Drita e Gjilanit nga shitja e futbollistit të Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2024 | 23:54

Zbulohen detajet e transferimit të Mujës te Samsunspor, ja sa përfiton Drita e Gjilanit nga shitja e futbollistit të Kombëtares

Arbnor Muja i surprizoi të gjithë me lëvizjen e bërë në merkaton e janarit, teksa përfundoi aventurën e tij me kampionët belg të Antverp, duke u transferuar te skuadra e Samsunspor, që këtë sezon lufton për mbijetesën në elitën e futbollit turk.  

mujas-780x439

Por siç duket oferta e klubit turk ka qenë aq e mirë për klubin belg dhe lojtarin, që palët të arrinin shpejt marrëveshje. 

Sipas “Telegraf”, lojtari është shitur për 2 milionë euro, ndërsa 1 milion euro të tjera janë të vendosura në marrëveshje në formë bonusesh. 

Muja që paguhej më pak se 400 mijë euro në vit në Belgjikë, në klubin turk do të fitojë tri herë më shumë, duke kaluar pra shifrën e një pagë mbi 1 milion euro në vit. 

Ndërkohë vlen të theksohet se Drita e Gjilanit, që ka ruajtur 20 përqind të kartonit nga transferimi i ardhshëm, do të marr 400 mijë euro, ndërsa nëse arrihen bonuset kjo shifër mund të shkojë deri në 600 mijë euro. Mos harrojmë që Muja para transferimit te Drita ishte pjesë e Skënderbeut, por nuk mundi të linte gjurmë me korçarët. 

25-vjeçari luajti një rol të rëndësishëm në arritjen e titullit me Antverp në Belgjikë dhe fal paraqitjeve të tij ai kishte marr ftesë nga Kosova dhe Shqipëria, ku në fund vendosi të përfaqësojë kuqezinjtë e Silvinjos. Me shumë gjasa Muja do të jetë pjesë edhe e Kombëtares shqiptare në Europianin e muajit qershor në Gjermani.  

PANORAMASPORT.AL

Lëvizje e papritur në merkato/ Arbnor Muja largohet nga Antverp dhe transferohet te skuadra turke

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"