Vucinic dhe Guarin, dështon shkëmbimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2014 | 8:51

Vucinic dhe Guarin, dështon shkëmbimi

Vucinic-GuarinTratativa e gjatë mes Juventusit dhe Interit nuk pati një fund të mirë. Zikaltrit, pasi morën tërë kohën e duhur për t’u menduar, i kanë thënë jo shkëmbimit mes Guarinit dhe Vuçiniçit. Të nisura të hënën në mesditë në ATA Hotel të Milanos, bisedimet mes palëve vazhduan edhe dje deri në orët e vona të pasdites, kur u bë zyrtar edhe vendimi i Erik Tohirit, i cili ishte njeriu që “prishi” gjithçka. Në orën 18:18, Interi informoi se bisedimet me Juventusin do të ndërpriteshin pasi nuk ishin më të gatshëm të shkëmbenin me Vuçiniçin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"