Vllaznia e femrave nuk paraqitet në stadium, gjysmëfinalistja e katërt do të vendoset nga… Komisioni i Disiplinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2024 | 12:34

Vllaznia e femrave nuk paraqitet në stadium, gjysmëfinalistja e katërt do të vendoset nga… Komisioni i Disiplinës

Tirana, Apolonia dhe Partizani janë tre ekipet gjysmëfinaliste në kompeticionin “Kupa e Shqipërisë” për vajza në këtë edicion të 15-të.

IMG_9714-1024x670

Tirana kishte mbyllur thuajse gjithçka që në takimin e parë, pas fitores 16-0 ndaj Lushnjes. Sakaq, sfida e dytë mes Lushnjes e Tiranës ishte mjaft interesante, duke prodhuar jo vetëm gola, por edhe emocione. Vajzat bardheblu fituan me rezultatin 4-3, duke kaluar kështu në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë për vajza.

Pas triumfit të parë me goleadë, Apolonia bëri detyrën edhe dje, duke mundur Laçin me rezultatin 8-1 dhe duke kaluar kështu në gjysmëfinale. Në derbin kryeqytetas, Partizani nuk e diskutoi kualifikimin për në gjysmëfinale, duke mposhtur Kinostudion me shifrat 8-0.

Ndërkaq, ditën e diel ishte planifikuar të luhej edhe sfida KF Gramshi – Vllaznia, një ndeshje që nuk u zhvillua sepse ekipi i Vllaznisë nuk u paraqit në stadium. Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF do të marrë vendimin për këtë ndeshje, nga ku do të dalë edhe gjysmëfinalisti i katërt.

Rezultatet e ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë për vajza:

Tirana – Lushnja 16-0/ Lushnja – Tirana 3-4

Vllaznia – Gramshi 2-0/ Gramshi – Vllaznia (nuk është luajtur)

Apolonia – Laçi 11-1/ Laçi – Apolonia 1-8

Partizani – Kinostudio 2-0/ Kinostudio – Partizani 0-8

Sakaq, sipas skemës së përcaktuar nga Departamenti i Garave në FSHF, çiftet gjysmëfinaliste të edicionit të 15-të të Kupës së Shqipërisë janë si më poshtë:

Çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për vajza:

Tirana – Partizani

Apolonia – Gramshi/Vllaznia

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"