Vjen Jetmir Sefa, Vllaznia firmos edhe me tre të huaj, rikthehet Sebasitian Soza

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2015 | 12:13

Vjen Jetmir Sefa, Vllaznia firmos edhe me tre të huaj, rikthehet Sebasitian Soza

vllazniaaaaaMesfushori Jetmir Sefa është ndarë dje nga Tirana dhe në sezonin e ri do të jetë pjesë e Vllaznisë. Lajmin e ka konfirmuar dje i pari klubi bardheblu me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”. ”

Jetmir Sefa është ndarë sot (dje) zyrtarisht me KF Tiranën. Mesfushori ka gjetur akordin me klubin dhe ka zgjidhur kontratën me marrëveshje për t’u larguar drejt Shkodrës. Sefa nuk do të jetë pjesë e KF Tiranës për sezonin 2015-2016.

KF Tirana i uron mesfushorit suksese në vazhdimësi”, shkruhej në komunikatën e klubit bardheblu. Mbipopullimi i mesfushës ia kufizonte hapësirat Sefës te Tirana, kështu që lojtari e ka parë të udhës që të marrë rrugën drejt Shkodrës, me shpresën që do të jetë më prezent në fushën e lojës. Sefa ka luajtur me disa skuadra shqiptare, por me Vllazninë e ka për herë të parë.

Santiago Daniel Martinez

Drejtuesit e klubit shkodran kanë arritur akordin me sulmuesin paraguaian, Santiago Daniel Martinez. Pas mbërritjes në Shqipëri, sulmuesi ka nisur stërvitjen me Vllazninë. Mësohet se Martinez ka lënë shije të mirë te drejtuesit e klubit, të cilët, në limitet e merkatos, kanë arritur akordin me sulmuesin duke e përfshirë atë në listën e lojtarëve të Vllaznisë së sezonit të ri. Martinez është një lojtar sulmues, i cili ka spikatur me paraqitjen e tij gjatë kësaj periudhe stërvitore. Paraguaiani dje ka dalë në foto duke firmosur, kështu që do të jetë pjesë e planeve të teknikut Zmijani. Klubi ende nuk e ka zyrtarizuar, por flitet se kontrata e Martinezit do të jetë 2-vjeçare.

Sebastian Soza Një tjetër lojtar që do të bashkohet me ekipin këtë sezon do të jetë uruguaiani Sebastian Soza. Lojtari, i cili është pjesë e Empolit në kampionatin italian, pritet që t’i bashkohet sërish Vllaznisë. Soza ka qenë pjesë e ekipit shkodran në sezonin e fundit, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të sulmit. Sulmuesi 21-vjeçar pritet të firmosë kontratën e re me klubin. Gjatë sezonit të kaluar, Soza është aktivizuar në 19 ndeshje me Vllazninë dhe shënojë 7 gola. Me ardhjen e tij të mundshme, mendohet se sulmi do të jetë më i kompletuar dhe Soza nuk ka nevojë të ambientohet, pasi e njeh mirë ambientin shkodran. Pavar- ësisht se nuk ka asnjë emër tjetër, përveç atyre që kanë dalë në skenë gjatë ditës së djeshme, është folur se në limitet drejtuesit mund të federonin edhe ndonjë futbollist tjetër. Megjithatë, drejtuesit e klubit kanë preferuar që të heshtin dhe gjithçka ia lënë fundit të procesit të merkatos.

VLLAZNIA
Lista paraprake e federimeve
Andrija Dragojeviç
Erind Selimaj
Alen Sherri
Polizoi Arbri
Erdenis Gurishta
Stefan Cicmil
Ergi Borshi
Adna Haxhaj
Antonio Marku
Esin Hakaj
Ndriçim Shtubina
Ardit Krymi
Arlind Kalaja
Florind Bardulla
Berat Ahmeti
Kreshnik Lushtaku
Eraldo Çinari
Fation Kiri
Mohamed Kdouh
Santiago Martinez
Sebastian Soza
Ambroz Kapaklija
Darko Pavicevic
Jetmir Sefa
Semir Haxhibuliç

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"