Vjen braziliani, Luftëtari zyrtarizon edhe Arifajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2016 | 16:52

Vjen braziliani, Luftëtari zyrtarizon edhe Arifajn

Luftëtari nuk ka ndër mend të ndalet në merkato. Dje ka bërë goditjen e radhës. Bëhet fjalë për brazilianin që është përfolur gjatë të gjithë këtyre ditëve.

Paulo Renato Alves CorreaPaulo Renato Alves Correa ka mbërritur dje në Gjirokastër dhe sot do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje. 24-vjeçari, sipas të gjitha gjasave, do të jetë përforcimi i radhës i gjirokastritëve, pasi fillimisht është krijuar ideja në lidhje me të nëpërmjet videove. Megjithatë, verdikti përfundimtar do të jepet pasi të shihet nga stafi teknik gjatë këtyre ditëve.

Mesfushori që luan edhe si sulmues krahu e ka nisur karrierën me ekipin e vendlindjes, Rio Grande, në kategoritë inferiore në Brazil. Gjatë dy sezoneve është aktivizuar në 29 ndeshje dhe ka shënuar 37 gola. Kulmin e arrin në sezonin 2011-2012, kur aktivizohet për Fenix në Superligën e Uruguait, ku në 11 ndeshje shënon shtatë gola.

Gjatë tre viteve të fundit duhet thënë se në internet nuk figurojnë të dhëna në lidhje me brazilianin në fjalë se ku është aktivizuar. Mjaftojnë disa kërkime të vogla dhe shfaqen 2-3 video të golave dhe paraqitjeve të tij, ku në një prej tyre thuhet se së fundmi ka qenë pjesë e Eskisehirspor në Turqi, por që nuk figuron në asnjë portal statistikash për futbollin në internet. Gjithsesi, do të jetë stafi teknik i Luftëtarit që do të vendosë përfundimisht për të ardhmen e tij. Ndërkaq, dje ka ardhur një tjetër zyrtarizim te Luftëtari.

Bëhet fjalë për mesfushorin Besmir Arifaj. Ky i fundit ka tërhequr dje dokumentacionin nga Dinamo dhe është zyrtarizuar menjëherë si afrim te bluzinjtë. Skuadra Ndërkaq, Luftëtari nga dje ka hyrë në javën e katërt të përgatitjeve dimërore me synim arritjen e objektivit të fillimsezonit. Nën drejtimin e zv/trajnerit Kristaq Ciko, gjirokastritët kanë vijuar përgatitjet e radhës në “Fushën e Vjetër” me kontingjentin e përbërë me rreth 25 futbollistë.

Mungesa e Mustafa Hysit për arsye familjare ka bërë që stërvitja të drejtohet nga ndihmësi i tij. Pritet që këto ditë, Luftëtari të luajë një miqësore me Memaliajn.

Paulo Renato Alves Correa
Datëlindja: 13 shtator 1991
Vendlindja: Rio Grande (Brazil)
Pozicioni: Mesfushor, sulmues
Gjatësia: 177 cm
Pesha: 74 kg
KARRIERA
2009-2011 ND. G.
Rio Grande 29 37
2011-2012
Fenix(Uruguai) 11 7

Përgatiti: TOMOR SHEHU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"