Video+foto/ Skënderbeu-Partizani në pikëpyetje, shikoni si është situata në stadiumin e Korçës dy orë para ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2021 | 10:48

Video+foto/ Skënderbeu-Partizani në pikëpyetje, shikoni si është situata në stadiumin e Korçës dy orë para ndeshjes

Është planifikuar për t’u luajtur ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit ditën e sotme duke filluar nga ora 13:45, në qytetin e Korçës.


Stadiumi “Skënderbeu” është i mbuluar nga dëbora, që ka pushtuar vendin. Në këtë situatë, ndeshja është në pikëpyetje nëse do të zhvillohet apo jo.

Në fotot dhe videon e siguruar nga “Panorama Sport”, në orën 11:30, shihet teksa po punohet për pastrimin e borën nga fusha, në mënyrë që të jetë gati për zhvillimin e ndeshjes.

stadiumi skenderbeu pastrohet bora (1)

Pak para orarit, arbitri dhe delegati i ndeshjes, do të vendosin nëse ndeshja do luhet sot apo jo, në rast se nuk zhvillohet ditën e sotme do të luhet ditën e nesërme në të njëjtin orar.

Ndërkohë lojtarët e Partizanit kanë zbritur në fushë për të parë gjendjen e saj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"