VIDEO/ Vllaznia ka harruar si fitohet, Laçi u merr pikë kuqebluve në Shkodër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2023 | 23:57

VIDEO/ Vllaznia ka harruar si fitohet, Laçi u merr pikë kuqebluve në Shkodër

Vllaznia dhe Laçi kanë ndarë pikët në ndeshjen e luajtur sot në “Loro Boriçi”, në një sfidë që është mbyllur pa gola mes dy skuadrave që janë rivale direkte në klasifikimin e Superiores.

bandicam 2023-11-24 17-01-26-963

Të dy skuadrat kanë dhuruar një ndeshje shumë të luftuar, por ku kanë munguar rastet  e shumta për shënim. Edhe në ato pak herë kur skuadrat u shfaqën para portave kundërshtare, nuk ia dolën të kalonin portierët me tentativat e tyre.

Kështu, në fund erdhi një barazim pa gola që u shkon më shumë për shtat kurbinasve, të cilët marrin një pikë të rëndësishme në transfertë. Ndërsa për ekipin shkodran, kjo është ndeshja e katërt radhazi në kampionat pa fitore, duke qenë gjithmonë e më të rrezikuar nga zona e ftohtë e klasfiikimit.

VLLAZNIA-LAÇI 0-0

NGJARJET KRYESORE

90’+9’ Mbyllet pa gola ndeshja në “Loro Boriçi”.

90’+6’ Cena merr vendin e Barjamajt në radhët e skuadrës së Laçit.

90’+5’ Dodev mundohet të befasojë Dajsinanin me një gjuajtje nga e djathta, pa gjetur portën.

90’+3’ Dodev hyn në zonë nga e djathta, Da Lima e ndaj në mënyrë perfekte.

90’ Jepen 8 minuta shtesë.

89’ Karton i verdhë edhe për Taleb për faull ndaj Dodev.

88’ Manellari ndëshkohet me karton të verdhë.

87’ Qarri me një grushtim me instinkt shpëton portën pas një gjuajtje të devijuar të Ujkës. (VIDEO)

85’ Dajko dhe Bibo dalin nga fusha e lojës, për t’i bërë vend Kurtit dhe Taleb.

82’ Dajko nuk mund të vazhdojë më pasi ka marrë një dëmtim pas një përplasje me Silvan në zonën e kurbinasve.

81’ Në fushë edhe Dodev në vend të Çobës në radhët e shkodranëve.

75’ Delaj dhe Sala hyjë në fushë në vend të Gomesh dhe Boshnjakut në radhët e Vllaznisë.

71’ Shumë luftë në këto minuta nga të dy skuadrat, që nuk ia dalin të shfaqen më rrezikshëm para portave kundërshtare.

64’’ Pas një goditje dënimi nga e djathta e sulmit, Gruda devijon në shtyllën parë por nuk gjen katërkëndorin e Dajsinanit.

63’ Kryeziu lë fushën e lojës në radhët e Laçit, për t’i bërë vend Ujkës.

54’ Tjetër depërtim i Gomesh në zonë, Dajko ndërhyn në momentin e fundit dhe i heq topin nga këmbët.

52’ Çoba harkon në qendër për Gomesh i cili me kokë gjuan drejt portës, por gjen përgjigjen e shkëlqyer të Dajsinanit i cili devijon në këndore. (VIDEO)

50’ Bibo niset përsëri në të djathtën, Hakaj fiton duelin e shpejtësisë me lojtarin e Laçit dhe në fund fiton faull.

45’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes në një rrebesh të dendur shiu që do të bëjë më të vështirë lojën e dy skuadrave.

45’+5’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’+4’ Aksion i zgjatur i shkodranëve, Alivoda tenton të gjuajë në qendër të zonës por Mjaki e Dajko largojnë sferën. (VIDEO)

45′ Jepen 4 minuta shtesë.

44’ Bibo nga e djathta insiston dhe futet në zone, duke befasuar Qarrin me një pasim në qendër por prapavija e kuqebluve largon rrezikun.

39’ Gruda nga e majta hyn në zonë dhe lëshon një gjuajtje të fortë, sfera ndalet nga Qato me protesta të shkodranëve për prekje topi me dorë. Por gjyqtari lë lojën të vazhdojë.

37’ Bibo tenton nga jashtë zonës, Pusi ia del të devijojë jashtë katërkëndorit duke e çuar sferë në këndore.

30’ Alivoda shfaqet në zonën kundërshtare i vetëm dhe tenton të gjejë rrjetën në shtyllën e largët, por sfera nuk i bindet dhe përfundon jashtë. (VIDEO)

26’ Qato provon nga distanca të vendosë në vështirësi Qarrin, i cili kontrollon në dy kohë.

25’ VAR-i sinjalizon kryesorin për një pozicion jashtë loje të Gomesh gjatë aksionit, duke anuluar pas rreth 5 minutash pritje gjuajtjen nga pika e bardhë.

20’ Gjyqtari Shahini bën me shenjë nga pika e bardhë e penalltisë pas një aksioni në zonë ku Silva ndalon në mënyrë të parregullt Grudën. (VIDEO)

18’ Harkim i rrezikshëm nga e djathta e sulmit të Vllaznisë, sfera shkon në qendër ku Qato largon në këndore para se të gjuante Hakaj.

14’ Krymi provon dy herë nga jashtë zonës teksa gjen në fillim Silva që i kthen topin e më pas portierin Dajsinani që kontrollon sferën.

11’ Vllaznia ka plotësisht kontrollin e topit në këto minuta, duke imponuar ritmin e lojës.

6’ Shfaqet edhe Gruda nga e djathta, gjuajtja e tij devijohet nga portieri i kurbinasve.

5’ Çoba nga e djathta tenton të afrohet për të gjuajtur në zonë, pot shtyn sferën më shumë se duhet dhe ajo shkon në duart e portierit.

4’ Sobouejl driblon në zonë dhe shfaqet para Qarrit, por nuk mposht këtë të fundit me tentativën nga e djathta.

1’ Nis dueli pas një minute heshtje për Rafael Duamenën dhe Zef Dedën.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Hakaj, Pusi, Juriç, Krymi, Boshnjaku, Alivoda, Gruda, Çoba, Bruno Gomesh.
Trajner: Qatip Osmani

LAÇI: Dajsinani, Silva, Dajko, Mjaki, Kryeziu, Qato, Da Silva, Manellari, Bibo, Barjamaj, Sobouejl.
Trajner: Mirel Josa.

WhatsApp Image 2023-11-24 at 4.51.09 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"