VIDEO/ Truproja e Mesit nuk do t’ia dijë për ndeshjen, futet menjëherë në fushë dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2024 | 23:55

VIDEO/ Truproja e Mesit nuk do t’ia dijë për ndeshjen, futet menjëherë në fushë dhe…

Truproja e Lionel Mesit, Jasine Çeuko, është bërë i famshëm në mbarë botën për mënyrën se si kujdeset për sigurinë e yllit argjentinas.  

mesi

Klubi i Inter Majemit ka angazhuar Çeuko për t’u kujdesur për Mesin në SHBA dhe ai nuk ndahet prej tij as gjatë ndeshjeve të ligës MLS. 

Ai ndjek çdo hap të argjentinasit, kështu që tifozët që vrapojnë në fushë dhe i afrohen Mesit nuk kalojnë momente të mira. 

Një situatë jo normale ndodhi edhe në fund të ndeshjes kundër Kansas Sitit, kur një tifoz vrapoi në fushë për të bërë një selfie me argjentinasin. 

Mirëpo, Çeukos nuk i interesonte fakti që ndeshja ishte në zhvillim e sipër, kështu që sapo e pa tifozin të hynte, u fut menjëherë në fushë dhe me një sprint arriti pranë Mesit për të neutralizuar tifozin që iu afruar për të pozuar me argjentinasin.  

Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale. Gjithsesi tifozi ia doli t’ia arrinte qëllimit pasi arriti te Leo para truprojës së tij, ndaj bëri një foto para se të kapej nga Çeuko. Për më tepër shikoni pamjet:  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"