VIDEO/ Tjetër mbrëmje magjike, skuadra e Ligës së Tretë “fluturon” në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë me futbollistin shqiptar në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2024 | 22:41

VIDEO/ Tjetër mbrëmje magjike, skuadra e Ligës së Tretë “fluturon” në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë me futbollistin shqiptar në fushë

Sarbruckeni i mesfushorit shqiptar Tim Civejas është “Hirushja” e këtij sezonin në Kupën e Gjermanisë. Skuadra që militon në Ligën e Tretë në futbollin gjerman, vazhdon udhëtimin e saj të mrekullueshëm teksa mbrëmje e sotme eliminoi edhe Borusia Mynshengladbah duke siguruar një biletë për në fazën gjysmëfinale.

431270106_805015058339036_1098089025956921083_n

Pasi eliminuan Bajernin e Mynihut dhe Ajntrakt Frankufrt, Mynshenglabah ishte skuadra e tretë e Bundesligës që u eliminua nga Sarbruckeni.  

430305323_805015105005698_960914334555774453_n

Dueli i mbrëmjes së sotme përfundoi me shifrat 2-1. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Hack, ndërkohë që Sarbrucken përmbysi sfidën me Naifin dhe Brunker. Golat u shënuan në minutat 11 dhe 90+3’ Për sa i përket mesfushorit shqiptar të Shpresave, Tim Civeja, ai u aktivizua në minutën e 67-të, duke dhënë kontributin e tij në këtë mbrëmje magjike.  

Në gjysmëfinale skuadra e mesfushorit shqiptar luan ndaj Kaiserslauternit, që bën pjesë në Bundesliga 2.  Ndërkohë në gjysmëfinalen tjetër luajnë Leverkuseni kundër Duseldorfit.

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"