VIDEO/ Tirana i bën “poker” Kastriotit në Kamzë, bardheblutë hedhin hapin e sigurt drejt gjysmëfinaleve të Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2023 | 0:25

VIDEO/ Tirana i bën “poker” Kastriotit në Kamzë, bardheblutë hedhin hapin e sigurt drejt gjysmëfinaleve të Kupës

Tirana ka mundur me rezultatin 1-4 Kastriotin në Kamzë, duke hedhur një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve të Kupës.

bandicam 2023-02-28 14-05-52-627

Në pjesën e parë, bardheblutë provuan por pa mundur të gjenin rrjetën. Ndërsa pjesa e dytë nisi me dy gola të shpejtë nga Patrik.

Krutanët shkurtuan diferencën me Santiago Selmanin nga pika e bardhë e penalltisë, por reagimi i bardhebluve ishte i menjëhershëm duke shënuar dhe dy herë te tjera me Berishën dhe Nikqin.

Kështu Tirana shkon më e qetë në ndeshjen e kthimit që do të luhet në kryeqytet, ndërsa krutanët nuk kanë asgjë për të humbur.

REZULTATI:

KASTRIOTI 1-4 TIRANA

S. Selmani 57′ / Patrik 46′, 47′, Berisha 58′, Nikqi 72′

KOMENTI LIVE:

90+3′ Mbyllet sfida!

90+2′ Rexhinaldo provon me një gjuajtje nga jashtë zone, por bllokohet nga Behiratçe.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

89′ Rexhinaldo shkakton një ndërhyrje të ashpër ndaj Isenit dhe ndëshkohet ma karton të verdhë.

79′ Zëvendësim te Tirana. Largohet Aleksi dhe në vendin e tij futet Haxhiu.

74′ Zëvendësim te Kastrioti. Largohet Zogaj dhe në venduin e tij futet Rexhinaldo.

73′ Zëvendësim te Tirana. Largohet Nikqi dhe në vendin e tij futet Tola.

72′ GOOOL TIRANA 1-4/ Portieri Malaj i fal topin Lushkjes në zonë, i cili shërben direkt te Nikqi, që me kokë shënon golin e katërt.

62′ Zëvendësim i dyfishtë te Kastrioti. Largohen Greca dhe Onanuga, në vendet e tyre futen Bejzade dhe Sulka.

60′ Tre zëvendësime për Tiranën. Largohen Lushkja, Qefalija dhe Patrik, në vendet e tyre futen Hila, Deliu dhe Gjumsi.

58′ GOOOL TIRANA 1-3/ Berisha godet me topin që ndalet nga Malaj, por më pas sulmuesi bardheblu shtyn topin drejt rrjetës.

57′ GOOOL KASTRIOTI 1-2/ Nga pika e bardhë godet Santiago Selmani dhe shkurton shifrat.

54’-56’ Mihana godet drejt portës, Iseni e prek me dorë, por arbitri Shahini nuk e akordon penallti. Më pas shikon VAR-in dhe jep 11-metërsh për Kastriotin

47′ GOOOL TIRANA 0-2/ Patrik del sërish i vetëm përballë portierit dhe lëshon një gjuajtje mjaft të mirë për ta çuar në rrjetë. Goli u konfirmua nga VAR, pasi u anulua nga anësori.

46′ GOOOL TIRANA 0-1/ Patrik merr një top mjaft të bukur dhe kalon portierin duke shtyrë topin në rrjetë.

46′ Zëvendësim te Kastrioti. Largohet Hasani dhe në vendin e tij futet S. Selmani.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45+2′ Patrik provon bukur brenda zonës, me Malajn që ndërhyn mjaft mirë për t’i mohuar golin.

45+1′ Lushkja provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por Adolf Selmani arrin ta ndalë.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

44′ Berisha del i vetëm me portierin, duke humbur një rast të pastër për gol. Gjithsesi gjyqtari i anulon aksionin pas një pozicioni të parregullt.

41′ Lushkja provon me një gjuajtje tokasi, por tentativa e tij shkon jashtë.

35′ Aleksi tenton me një predhë nga distanca, e cila shkon jashtë kuadratit.

34′ Qefalija provon me një gjuajtje nga distanca, e cila ndalet pa probleme nga Malaj.

29′ Mihana del i vetëm përballë Bekajt, por nuk arrin ta shfrytëzojë siç duhet këtë mundësi.

21′ Selmani tërheq nga bluza Toshevskin dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

17′ Zëvendësim i detyruar te Kastrioti. Largohet Kodra dhe futet Ajazi.

15′ Hasani ndëshkohet me karton të verdhë pas një përplasje me Bekajn.

7′ Shpërthen nervozizmi mes lojtarëve në fushë pas një përplasje të Karakaçot me Patrik. Të dy ndëshkohen me karton të verdhë.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

KASTRIOTI: Malaj, Kodra, Selmani, Stojanoviç, Rami, Karakaçi, Onanuga, Zogaj, Hasani, Mihana, Greca.

Trajner: Emiljano Çela

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Lulaj, Behiratçe, Iseni, Aleksi, Qefalija, Lushkja, Berisha, Patrik, Nikqi.

Trajner: Orges Shehi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"