VIDEO/ Teuta shtang Tiranën pretendente, mund bardheblutë në “Air Albania” dhe i largohet fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2024 | 23:58

VIDEO/ Teuta shtang Tiranën pretendente, mund bardheblutë në “Air Albania” dhe i largohet fundit

Teuta vazhdon serinë e fitoreve radhazi dhe po ngjit pak nga pak hapat në renditjen e Superiores. Durrsakët kanë siguruar të tretën radhazi duke bërë surprizën në “Air Albania” përballë Tiranës vendase të cilën e kanë mundur me shifrat 2-1.

bandicam 2024-03-29 19-02-31-225

Skuadra durrsake kishte një plan më të qartë loje përballë Tiranës, duke neutralizuar plotësisht sulmin kundërshtar, teksa u përpoq disa herë të godiste portën e Kozit. Goli erdhi vetëm në fundin e pjesës së parë me anë të një veprimi mjeshtëror të Jazxhi. Më pas, ishte Daci ai i cili dyfishoi shifrat në fillimin e pjesës së dytë, duke ia bërë më të thjeshtë durrsakëve vijimin e takimit.

Lëvizjet e Fagut me zëvendësimet nuk kishin efekt dhe bardheblutë prodhuan pak raste për shënim. Ata u zgjuan vetëm në fund me golin e Lulajt, por ishte shumë vonë për të ndryshuar fatin e këtij takimi që i lë përsëri jashtë zonës së katërshes së parë.

TIRANA-TEUTA 1-2
90′ Lulaj / 45′ Jazxhi, 51′ Daci

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Teutës.

90’+2’ Lulaj ka përsëri mundësinë që të shënojë por ndalet në momentin e fundit nga Daja me një devijim vendimtar. (VIDEO)

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ GOOOL TIRANA! Lulaj nis aksionin dhe më pas e finalizon vetë në zonë kundërshtare. (VIDEO)

89’ Daci i lë vendin në fushë Faust te Teuta.

88’ Pas goditjes së dënimit, topi shkon te Latifi i cili gjuan lehtë me kokë, duke mos shqetësuar Vatën.

88’ Daci ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Haxhiut.

87’ Pas një goditje nga këndi, Najdovski me kokë gjuan drejt portës, sfera kalon mbi traversë. (VIDEO)

83’ Cereni hyn në fushë në vend të Abazajt në radhët e Tiranës.

81’ Tirana ka iniciativën në këto minuta, në kërkim të hapësirave për të rrezikuar, por Teuta nuk lejon të tilla.

74’ Pas një harkimi në zonën e Teutës., Lulaj rrëzohet pas një kontakti me dy mbrojtës të ekipit durrsak. Bardheblutë protestojnë, por gjyqtari vazhdon lojën. (VIDEO)

70’ Fili aktivizohet në radhët e Teutës, në vend të Peposhit.

69’ Najdovski hyn në lojë në vend të Nikqit në radhët e Tiranës.

65’ Abazaj hyn në zonë nga krahu i djathtë i sulmit, por në momentin e gjuajtjes ndalet nga Gjinollari dhe Jazxhi të cilët largojnë rrezikun para Vatës.

61’ Jonuzi lë fushën e lojës për t’i bërë vend Patrik në radhët e bardhebluve.

59’ Pas një goditje këndi, Latifi gjuan me kokë, por nuk ka shënjestrën për ta kthyer sferën drejt portës.

58’ Përsëri është Deliu ai i cili gjuan nga jashtë zonës, sfera devijohet dhe përfundon në rrjetën e sipërme të portës së durrsakëve. (VIDEO)

56’ Haxhiu shmang dy lojtarë, pasimi i tij shkon te Nikqi i cili gjuan por nuk gjen portën e Teutës. (VIDEO)

55’ Deliu mundohet të befasojë portierin me një gjuajtje nga distanca, sfera kalon jashtë katërkëndorit.

51’ GOOOL TEUTA! Pas një harkimi nga krahu i djathtë i sulmit, Daci merr topin në zonë dhe pasi shmang Lulajn, shënon në portën e Kozit. (VIDEO)

49’ Lushkja lëshon një gjuajtje të fortë nga distanca, Vata largon me vështirësi mbi traversë. (VIDEO)

46’ Një harkim nga e majta e sulmit nuk arrihet nga Daci me kokë dhe sfera shkon në duart e Kozit.

46’ Nis pjesa e dytë me Arifin i cili i lë vendin në fushë Dajës në radhët e Teutës.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Teutës.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

45’ GOOOL TEUTA! Supergol i Jazxhi i cili shmang dy lojtarë dhe nga jashtë zonës lëshon një gjuajtje të pakapshme për Kozin. (VIDEO)

42’ Pas një goditje dënimi, Gjini çon topin te Daci i cili me kokë mposht Kozin, pro ndalet nga traversa e portës bardheblu. (VIDEO)

40’ Peposhi provon vetë me të majtën pas një dalje në krah, por diagonalja e tij nuk i afrohet portës bardheblu.

36’ Pas një goditje dënimi, Lloci çon topin në rrjetë por më parë Alla kishte vërshëllyer duke ndërprerë aksionin për një faull. (VIDEO)

34’ Daci rrëzohet në zonë pas një aksioni nga e djathta, gjyqtari bën shenjë vetëm për këndore. (VIDEO)

29’ Arifi ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Lushkjes.

26’ Në anën tjetër është Deliu ai i cili provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera shkon në duart e portierit Vata. (VIDEO)

25’ Në vijimin e një goditje këndi, Beqja gjuan me kokë. Hoxhallari po me kokë devijon para Kozit duke çuar sferën jashtë. (VIDEO)

22’ Abazaj nga e djathta gjen hapësirën për të harkuar në shtyllën e dytë të Latifi i cili del fillimisht jashtë zonës, por më pas kthehet në qendër dhe gjuan, me Gjinin i cili bllokon tentativën e tij. (VIDEO)

17’ Më ngulmues ekipi durrsak në minutat e parë, me tentativa të njëpasnjëshme për të çuar topin drejt Dacit në sulm.

16’ Pas një goditje këndi, Kozi me vështirësi largon topin pas një dueli ajror me Jazxhi para tij.

14’ Daci nga e majta provon me një gjuajtje të fortë, Kozi e devijon sferën në këndore. (VIDEO)

10’ Kotobelli nis një top të gjatë për Dacin i cili hyn në zonë pas një gabimi të Lulajt. Ky i fundit kthehet dhe rikuperon topin që shkon në duart e Kozit.

6’ Gjini ul një harkim në zonë nga një goditje standarte, mbrojtësit bardheblu zgjidhin gjithçka duke larguar sferën.

5’ Deliu përplaset me Gjinin para zonës, gjyqtari Alla nuk akordon faull për bardheblutë.

3’ Peposhi nga e djathta harkon në zonë, Hoixhallari bllokon me qetësi në shtyllën e parë.

1’ Nis dueli në “Air Albania”.

FORMACIONET ZYRTARE

TIRANA: Kozi, Lulaj, Përgjoni, Hoxhallari, Jonuzi, Haxhiu, Deliu, Lushkja, Latifi, Abazaj, Nikqi.
Trajner: Erbim Fagu

TEUTA: Vata, Jazxhi, Gjini, Kotobelli, Kruja, Gjinollari, Beqja, Arifi, Lloci, Peposhi, Daci.
Trajner: Edi Martini

WhatsApp Image 2024-03-29 at 6.12.40 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"