VIDEO/ Tension në tribuna, tifozët grekë sulmojnë ata të Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2022 | 21:59

VIDEO/ Tension në tribuna, tifozët grekë sulmojnë ata të Kosovës

Në stadiumin “Panthessaliko”, Kosova është duke u përballur me Greqinë. Ndeshja ka filluar në ora 20:45, në një sfidë ku nuk ka munguar tensioni.

tfizoetgrekkosova

Tifozët e Kosovës dhe ata të Greqisë vazhdojnë të kenë probleme,  teksa raportohet se ka pasur përleshje në përfundimin e pjesës së parë.

Si të mos mjaftonte fishkëllimi i  himnit të Kosovës, gjuajtja me gurë ndaj “Dardanëve” dhe vendosja e flamur serb në stadium, tifozët grekë kanë kaluar rrethimin e brendshëm duke depërtuar në tribunën ku ishin të vendosur “Dardanët”, teksa ka pasur edhe përleshje. Është dashur ndërhyrja e menjëhershme e policisë, për të mos lejuar precipitimin e situatës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"