VIDEO/ Të kënaqur me paraqitjet e tij, klubi zvicerian i rinovon kontratën Amir Abrashit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2024 | 13:53

VIDEO/ Të kënaqur me paraqitjet e tij, klubi zvicerian i rinovon kontratën Amir Abrashit

Amir Abrashi do të qëndrojë deri në vitin 2025 tek klubi Grasshoper. Lajmi është bërë i ditur nga vetë zvicerianët përmes një postimi në rrjetet sociale.

abrashi

Pas rinovimit të kontratës, 33-vjeçari është shprehur mjaft i lumtur.

“Për mua nuk ka skuadër tjetër, këtu te Grasshoper kam mësuar, kam fituar shumë eksperiencë dhe jam zhvilluar shumë”, u shpreh ai.

Në këtë sezon, Abrashi është aktivizuar në 23 ndeshje të kampionatit duke asistuar edhe në dy raste. Mesfushori i kombëtares u bashkua me Grasshoper në vitin 2021 nga Fraiburg ndërsa ka qenë pjesë e klubit edhe në të kaluarën, në vitin 2010 dhe 2015.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"