VIDEO/ Të besuarit e Çabi Alonsos nuk njohin rivalë në kampionat, Leverkusen vendos rekord në historinë e klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2024 | 18:17

VIDEO/ Të besuarit e Çabi Alonsos nuk njohin rivalë në kampionat, Leverkusen vendos rekord në historinë e klubit

Bajer Leverkusen vazhdon sezonin e tyre fenomenal, pa asnjë humbje. “Viktima” e radhës ishte Fraiburg, ku të besuarit e Çabi Alonsos, arritën që ti mundin në transfertë me shifrat 3-2.
d334c7e9-6834-406d-8ca4-79ee04b2860e

Për vendasit autorët e golave ishin Doan në të 10’ dhe Keitel në minutën e 79’. Ndërsa për Leverkusen ishte Virtz që realizoi që në minutën e dytë të takimit, dhe më pas Hlozek në të 40’ dhe i përhershmi Patrik Shik në të 53’ minutë për të thelluar rezultatin.

Me këtë triumf, Leverkusen vendos një tjetër rekord personal. Asnjëherë me parë “aspirinat” nuk kishin mundur të fitonin 22 ndeshje në kampionat. Një tjetër arritje e jashtëzakonshme për klubin, që do ta kujtojë për një kohë të gjatë këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"